Nën efektin e drogës, 29-vjeçari sulmon 2 gra me çekiç përballë stacionit të trenit

schedule22:07 - 15 Maj, 2022

schedule 22:07 - 15 Maj, 2022

Dy gra të moshës 28 dhe 38 vjeç u sulmuan në rrugë pasditen e së dielës në Garbagnate Milanese, në Piazza Ambrogio Allievi. Personi që i sulmoi përdori një çekiç emergjence që zakonisht gjendet në mjetet e transportit publik.

Karabinierët kanë ndërhyrë menjëherë dhe më pas kanë ndaluar një 29-vjeçar, tashmë të njohur për problemet e varësisë nga droga. Autori u dërgua në repartin e psikiatrisë.

Një nga gratë u shtrua në spital

38-vjeçarja e goditur në kokë është në gjendje më të rëndë. Ajo u transportua në spitalin Niguarda në Milano, por gjithsesi kushtet e saj nuk janë shqetësuese.

Nga ana tjetër, 28-vjeçarja është trajtuar në spitalin Garbagnate dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje, rreth orës 17:45, ekipet e shpëtimit dhe karabinierët e kompanisë Rho kanë rindërtuar ngjarjen.

Sipas policisë, në 29-vjeçar italian ka sulmuar dy femrat në zonën përballë stacionit të trenit. Banues në Legnano dhe i droguar, 29-vjeçari tashmë ishte nën trajtim në repartin e Psikiatrisë të spitalit Garbagnate Milanese.

Ai dyshohet se sulmoi kalimtarët pa ndonjë arsye të dukshme duke përdorur një çekiç që thyente xhama./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!