Nën drejtimin e të madhit Angjelin Prelocaj, zbulohen detajet e edicioni të II-të të Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit Bashkëkohor

schedule10:27 - 25 Shtator, 2023

schedule 10:27 - 25 Shtator, 2023

Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit Bashkëkohor, ka nisur edicionin e dytë më 23 shtator dhe do të vazhdojë deri më 22 tetor.

Menaxherja e përgjithshme, Ketrina Braho dhe gazetarja Iva Tiço kanë ndarë detaje nga kjo ngjarje kulturore e rëndësishme në “ABC e Mëngjesit”.

Ato kanë zbuluar se shfaqjet do të jenë çdo të enjte dhe të premte, me përjashtim të javës së parë ku do të jene të mërkurën dhe të enjten. Sakaq, kanë zbuluar se grupe të ndryshme ndërkombëtare të baletit bashkohor do të mblidhen në Tiranë, nën drejtimin artistik të të madhit Angjelin Prelocaj.

Ky është një festival i dancit bashkëkohor që ka nisur si ide që para tre vitesh. Ideator ka qene Qendra për Kulturë dhe Art Bashkohor që unë përfaqësoj, e themeluar nga Ajola Xoxa. Edhe një kompani produksioni eventesh kulturore franceze. Ideja ka qene që ta bëjmë Tiranën një qendër, ku mblidhen kompani të ndryshme ndërkombëtare të kërcimit bashkohor, si dhe t’u japim zë kompanive shqiptare që janë kudo në botë si dhe të krijojmë një pikë shkëmbimi dhe network-u për talentet shqiptare. Vjet kemi pasur edicionin e parë, ndërkohë që sivjet ky edicion i dytë vjen me një program akoma më të pasur dhe më të gjerë, pasi po bashkëprodhohet bashkë me Teatrin e Operas dhe Baletit, aty ku dhe do të zhvillohen të gjithë këto shfaqje. Është një program që zgjat 4 javë, ku çdo të enjte dhe të premte do të ketë shfaqje nga kompani të ndryshme. E gjitha do të jetë balet kontemporan, nën drejtim artistik të të madhit Angjelin Prelocaj”, u shpreh Braho.

Shfaqja ka vetëm një ndryshim javën e parë, pasi do të jetë të mërkurën dhe të enjten, do të jetë shfaqja e Angjelin Prelocaj. Ai vjen kësaj radhe me një shfaqje të re për publikun shqiptar. Duke lexuar dhe për Angjelinin, duket sikur do t’i japi përgjigje gjithmonë asaj dëshirës që ka për kërcimin për të qendruar pak pezull në ajër.

Angjelin Prelocaj është një nga shqiptarët më të famshëm në botë, ai në dokumentacionin që e shoqëron, preferon të quhet franko-shqiptar, apo shqiptaro-francezi i njohur sepse aty është formuar. Ka pasur dhe një interesim shumë të madh për të dhe nga gazetarët, jo vetëm për shkak të suksesit të tij në të gjithë botën, por edhe për shkak të historisë personale, ndonëse tani qenka afro të 60-ve”, tha Tiço./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!