Donald Lu dhe Romana Vlahutin janë larguar nga Shqipëria me përshtypjet më të mira.
Një ditë para se të largohej nga Shqipëria, Vlahutin tha se këto katër vite shëbrimi në Shqipëri kishin qënë një dhuratë e çmuar për të.
Thuajse të njëjtën përshtypje ndan edhe ambasadori Donald Lu, i cili tha në intervistën e tij të fundit, se ishte dashuruar qysh ditën e parë me Shqipërinë.
Ata u larguan duke marrë me vete suksesin e madh për miratimin e reformës në drejtësi duke e quajtur të përmbushur misionin e tyre në Shqipëri.
Por qytetarët shqiptarë janë zhgënjyer nga reforma. Anëtarët e institucioneve të reja të drejtësisë nuk janë siç u premtua.
Në këto instiucione, ka të akuzuar për korrupsion gjatë ushtrimit të detyrës së tyre si prokuror apo gjyqtarë, apo që vijnë nga gjyqet politike të kohës së diktaturës, ka falsifikues dokumentesh që nga shkarkimet prej detyrës e deri tek certifikatat e gjuhës angleze.
Ka pak profile të pastra që vijnë nga një karrierë profesionale e pa cënuar, nuk ka nga ata që vijnë nga shkollat e Perëndimit, ashtu siç pati premtuar kryeministri.
Ka anëtarë të komisioneve të vetting-ut që sot janë nën akuzë për fallcifikim dokumentesh.
Vetting në Abc News sjell sot rastet që e cënojnë besimin e publikut tek institucionet e reja të drejtësisë. /abcnews.al