Nën akuzë për shpërdorim detyre, shtyhet seanca për Vangjush Dakon

schedule13:11 - 11 Janar, 2024

schedule 13:11 - 11 Janar, 2024

Është shtyrë seanca për ish-kreun e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Është vendosur që seanca e radhës të mbahet më 26 janar.

Gazetari Ermal Vija tha për ABC News se seanca është shtyrë, pasi ka munguar një nga avokatët mbrojtës të një prej të arrestuarve.

Dako akuzohet për “Shpërdorim detyre” në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatesh dhe shpërdorim të fondeve publike në procedurën e prokurimit për ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet.

Në përfundim të hetimeve paraprake të SPAK ka rezultuar se Dako ka kryer veprime në kundërshtim me kompetencat e kryetarit të bashkisë në miratimin e lejes së ndërtimit në favor të shoqërisë “Fakle sh.p.k, pasi Dako dhe zyrtarët e kësaj bashkie i përpiluan dokumentet dy vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe banorët banonin në pallatin në fjalë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!