Nehammer: Austria është e gatshme të presë bisedimet e paqes në Ukrainë

schedule17:56 - 5 Shtator, 2024

schedule 17:56 - 5 Shtator, 2024

Kancelari austriak Karl Neuhammer tha këtë të enjte se Austria qëndron për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë dhe është e gatshme të presë bisedimet e paqes.

Ne marrim parasysh deklaratat e presidentit rus për hapjen e tij ndaj negociatave të paqes me Ukrainën. Të gjitha negociatat duhet të zhvillohen pa parakushte. Austria do të jetë e gatshme të mbështesë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme të bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe të presë negociatat si selia e OSBE-së”, ka shkruar ai në platformën X.

Më herët, presidenti rus Vladimir Putin tha se Rusia nuk ka refuzuar kurrë të negociojë me Ukrainën, por se bisedimet duhet të bazohen në marrëveshjet e arritura në Stamboll në vitin 2022.

“A jemi gati të negociojmë me ta? Ne kurrë nuk e kemi refuzuar. Por kjo duhet të bëhet në bazë të dokumenteve të koordinuara dhe të siguara praktikisht në Stamboll, jo disa kërkesave kalimtare,” u shpreh Putin./abcnews.al