Kryeministri Zoran Zaev në hapjen e Forumit të Parë Ekonomik tha se Maqedonia e Veriut ka komentuar vendimin e djeshëm të ministrave evropiane.
Zaev në fjalën e tij thekson se vullneti politik ndërton marrëdhënie të mira ndërfqinjësore që janë të domosdoshme për prosperitet ekonomik dhe standard më të mirë jetësor.
“Mesazhin e samitit “Delfi” në Athinë, e them edhe këtu në Shkup, përkatësisht na nevojitet Ballkan ekonomik i shekullit 21, i integruar në BE. Sot do të shtoj edhe Ballkan që jeton në të tanishmen dhe ndërton të ardhme, ndërsa e kaluara është mësim që ndarjet dhe grindjet nuk çojnë askund”, ka thënë Zaev.
Sipas tij, mbështetjen e Greqisë Maqedonia e Veriut e ka edhe në rrugën drejt BE-së si dhe në NATO që do të thotë siguri dhe mundësi për zhvillim ekonomik.
“Vendi ynë i përmbushi të gjitha kushtet për fillim të bisedimeve në BE, që është vërtetuar pa kushtëzime nga Komisioni Evropian si dhe nga 26 vendet anëtare nga gjithsej 27 vende. Dëshiroj të falnëderoj të gjitha vendet anëtare të BE-së që na japin mbështetjen e pa rezervë që ky proces të nisë që tani”, tha Zaev./abcnews.al