Negociatat, vendimi me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në vjeshtë

schedule16:16 - 14 Qershor, 2019

schedule 16:16 - 14 Qershor, 2019

Ministrat e Jashtëm të BE-së që do të mblidhen në 18 Qershor në Luksemburg pritet t’i rekomandojnë Këshillit shtyrjen për në vjeshtë të vendimit për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ndjekim raportimin e gazetares së Abc Neës në Bruksel, Erisa Zykaj.

Ambasadorët e përhershëm të Bashkimit Europian kanë paraqitur opsionet për dokumentin e draft-konkluzioneve për paketën e zgjerimit, që do të jetë në tryezën e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian për aprovim në 18 Qershor në Luksemburg.

Në këto draft-konkluzione, vendimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut do shtyhet në vjeshtë, ndërkohë që ndryshimi kryesor ka të bëjë me formulimin e konkluzioneve për secilin  nga të dyja vendet.

Ambasaodrët e përhershëm po punojnë mbi një formulim sa më inkurajues për Maqedoninë e Veriut drejt një drite jeshile për hapjen e negociatave pas ndryshimeve shumë të mëdha pozitive që vendi ka bërë dy vitet e fundit dhe pavarërishit disa rezervave nga dy shtete anëtare që konsiderohen si të kapërcyeshme.

Nga ana tjetër, ambasadorët po punojnë mbi një konkluzion sa më pak dekurajues për Shqipërinë që ka pengesë Holandën, Gjermaninë dhe Francën lidhur me vlerësimin, se rezultatet për luftën kundër krimit, korrupsionit dhe të drejtave themelore janë të pamjaftueshme, nuk  janë të prekshme, nuk janë bindëse, por edhe se sistemi gjyqësor është jofunksional.

Në 17 Qershor, një ditë para vendimit ambasadorët e përhershëm do të mblidhen sërish në orën 16.00 për të përafruar qëndrimet e 28 shteteve anëtare mbi bazën e tekstit të presidencës rumune të Bashkimit Europian, në mënyrë që të mundësojnë vendimin final e të 28 ministrave të Jashtëm të BE-së në 18 Qershor./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!