Negociatat Rusi-Ukrainë, Abramovich “kokë më kokë” me Erdoganin në Stamboll

schedule10:20 - 29 Mars, 2022

schedule 10:20 - 29 Mars, 2022

Pasi u helmua në raundin e parë të bisedimeve, oligarku rus Roman Abramovich ka shkuar sot në Stamboll për të marrë pjesë në negociatat e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës.

Abrahamoviç është takuar dhe ka biseduar me ndërmjetësin e negociatavem presidentin rus, Rexhep Tajip Erdogan.

Mediet e huaja raportojnë se oligarku rus ka diskutuar para fillimit të raundit të ri të negociatave ruso-ukrainase me presidentin turk Tajip Erdogan dhe ministrin e jashtëm turk Mevlüt Çavuşololulu.

Ndërkohë në Pallatin Dolma Bahçe në Stamboll nisën bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës.

Dy delegacionet janë ulur përballë njëri-tjetrit në një tryezë të madhe.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përshëndeti delegacionet, duke thënë se të dyja palët kishin “shqetësime legjitime” dhe theksoi se “u takon të dyja palëve t’i japin fund kësaj tragjedie”./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!