Negociatat, Rama reagon sërish: Ditë historike

schedule20:36 - 19 Korrik, 2022

schedule 20:36 - 19 Korrik, 2022

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një ditë historike këtë të sotme, që përkon me konferencën e parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.  Rama krahas shkrimit ka publikuar edhe një foto album ku shihet mes krerëve të unionit.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, u ulen sot në të njëjtën tryezë me vendet anëtare, në Konferencën e parë ndërqeveritare, duke shënuar kështu nisjen e procesit të bisedimeve për anëtarësim, pas një kalvari të gjatë priteje, zvarritjesh dhe pengesash.

Kryeministrat e të dy vendeve, Edi Rama dhe Dimitar Koveçevski u pritën nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen dhe kryeministri i Republikës së Çekisë Petr Fiala, vendi i të cilit ka presidencën e radhës së BE-së.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!