Negociatat për paqe në Ukrainë, raundi i dytë i bisedimeve mund të zhvillohet sot

schedule10:19 - 2 Mars, 2022

schedule 10:19 - 2 Mars, 2022

Negociatat midis delegacioneve ruse dhe ukrainase me shumë mundësi do të rifillojnë në mbrëmjen e 2 marsit , tha një burim diplomatik për RIA Novosti të Rusisë.

“Negociatat nuk u anuluan, por koha e fillimit të tyre u shty. Ato mund të zhvillohen natën e 2 marsit ose më vonë,” tha burimi.

Më herët, korrespondenti i Russia Today, Konstantin Prydybaylo, raportoi se bisedimet Rusi-Ukrainë ishin shtyrë pa një datë dhe apo orë të caktuar.

Sipas tij, problemi kryesor është se “nuk ka komunikim të drejtpërdrejtë mes Rusisë dhe palës ukrainase”. Ndërkohë raundi i parë mes dy delegacioneve u zhvillua ditën më 28 shkurt në kufirin Bjellorusi-Ukrainë.

Lexo edhe: Zelensky: Putin dëshiron të shfarosë popullin ukrainas

Këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Mikhaylo Podolyak, tha: “Delegacionet ukrainase dhe ruse mbajtën raundin e parë të negociatave. Qëllimi i tyre kryesor ishte të diskutonin armëpushimin dhe përfundimin e veprimeve luftarake në territorin e Ukrainës.”

Palët kanë përcaktuar temat ku janë përcaktuar vendime të caktuara. Në mënyrë që këto vendime të të zbatohet si udhërrëfyes, palët po kthehen për konsultime në kryeqytetet e tyre.

Palët diskutuan për mbajtjen e një raundi tjetër negociatash ku mund të zhvillohen këto vendime.”

Të dyja palët do të kthehen në kryeqytetet e tyre për konsultime përpara një raundi të dytë bisedimesh, i cili mund të zhvillohet në ditët në vijim, agjencia e lajmeve Reuters.

Pritjet për një zgjidhje paqësore nuk ishin të larta përpara takimit të së hënës.
Ukraina tha se donte një armëpushim dhe tërheqje ruse, ndërsa Kremlini tha se nuk do të shpallte qëndrimin e tij. Negociatorët e Rusisë kanë folur për arritjen e një marrëveshjeje që është në interes të të dyja palëve. /abcnews.al/