Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në konferencën e përjavshme me gazetarët, është shprehur se ai është për një bashkim total të kësaj partie. I pyetur nëse me kampin e Alibeajt është duke biseduar vetëm për marrëveshje për daljen me kandidatë të përbashkët gjatë zgjedhjeve vendore të pranverës, Berisha u shpreh se ai është për bashkim të plotë, por shtoi se PD ka një nen në statut që i lejon edhe fraksionet.
Pra, nëse grupimi Alibeaj do të ekzistojë si fraksion i PD-së, “nuk ka pse më merr leje mua,” tha kryedemokrati.
Berisha shtoi se rrugët janë të hapura dhe ndërsa shtoi se PD është parti e dialogut.
“Unë jam për një bashkim të plotë të PD-së. Ky grup i ka të hapura dyert, si për bashkim të plotë, si për fraksion. Ne kemi një nen, nenin që i lejon fraksionet. Nëse ky grup vendos të krijojë fraksion, nuk më merr leje mua, e ka statuti, e ka votuar kuvendi i PD. E them këtë për të qartësuar se rrugët janë plotësisht të hapura. Ka mendime të hapura se çfarë do zgjedhin dhe si do zgjedhin,” u shpreh Berisha. /abcnews.al/