Negociatat për armëpushim/ CIA dhe Mossad bisedime intensive gjatë fundjavës në Kajro

schedule09:47 - 5 Prill, 2024

schedule 09:47 - 5 Prill, 2024

Drejtori i CIA-s, Bill Burns pritet të udhëtojë në Kajro në fundjavë për bisedime me shefin e Mossad-it, David Barnea dhe zyrtarë të lartë nga Katari dhe Egjipti, në një përpjekje për të siguruar lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza.

Kjo është raportuar nga faqja e lajmeve Axios, e cila shpjegon se takimi do të zhvillohet pasi presidenti amerikan Joe Biden i kërkoi kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu “t’u japë negociatorëve të tij fuqinë për të përfunduar një marrëveshje pa vonesë për të sjellë pengjet në shtëpi”.

Përveç CIA-s dhe Mossad-it, në kryeqytetin egjiptian duhet të jenë edhe kryeministri i Katarit Mohammed Bin Abdul Rahman al-Thani dhe kreu i spiunazhit egjiptian Abbas Kamel. Sipas burimeve të Axios, qëndrimi i Biden mbetet ai i armëpushimit si pjesë e një marrëveshjeje pengjesh.

Propozimi aktual që po negociohet mund të çojë në një ndalim gjashtë-javor të luftimeve në Gaza dhe lirimin e 40 pengjeve, femra dhe ushtarë të tjera gra, meshkuj mbi moshën 50 vjeç dhe të sëmurë në gjendje kritike mjekësore, në këmbim të rreth 700 personave.

Javën e kaluar, qeveria izraelite tërhoqi ekipin e saj negociator nga Katari pasi 10 ditë bisedime arritën në një bllokim.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!