Negociatat paketë me Tiranën? Ministri i Jashtëm i Maqedonisë: Tani ndahemi, secili më vete

schedule20:25 - 4 Nëntor, 2020

schedule 20:25 - 4 Nëntor, 2020

Diplomacia e Maqedonisë së Veriut në dorën e një shqiptari. Ministri i Jashtëm Bujar Osmani në një intervistë për emisionin “Ballkan” të Linda Karadakut në “ABC” foli për çështjen me Bullgarinë, integrimin, por edhe marrëdhëniet me fqinjët. Shqipëria dhe Maqedonia presin konferencën e parë ndërqeveritare për negociatat.

Në media nuk kanë munduar lajmet se ne dhjetor vendimi për konferencën ndërqeveritare do të ndajë dy vendet në rrugën drejt BE-së. Por Osmani sqaron se ecuria në bllok vlente deri tani, pasi në vijim kapitujt do hapen në varësi të planeve që do të bëhen, kështu që mbledhja e parë ndër-qeveritare nuk mund të jetë e njëjtë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Tashmë parimisht, edhe pse Bashkimi Evropian ka imponuar ose duhet të kishte imponuar parimin e Regatës, që do të thotë se secili vend lëviz me shpejtësinë që e imponon vetë.  Është si ajo cështja e anijeve, ajo që lëviz e para, do të mbërrijë në cak e para.

Ne në njëfarë mënyrë u bëmë grupi i dytë me Shqipërinë dhe kjo ka qenë e rëndësishme deri në fillimin e bisedimeve dhe mendoj që u bë mirë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut filluan bashkë për shkak se ndarja e këtij grupi pastaj do të formonte grupe të tjera, tre, tre, tre, në vend se 2, 2, 2, që pastaj mund të kishte konotacione të tjera gjeo-politike që mund të keqpërdoreshin më tutje.

Por kjo sic e thashë vlente deri në momentin kur u mor vendimi për fillimin e bisedimeve. Tani kapitujt do hapen varësisht prej planeve që do të bëhen, kështu që mbledhja e parë ndër-qeveritare nuk mund të jetë e njëjta me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”  tha ai.

Sa i përket cështjes me Bullgarinë, ai tha se “Tani është cështje interpretimi nëse janë plotësuar kushtet, nëse është plotësuar sa duhet kjo marrëveshje (me Bullgarinë)” përfundoi ai./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!