Bisedimet për armëpushim në Gaza pritet do nisin të hënën në Egjipt.
SHBA-të do të përfaqësohen ngai dërguari special Steve Witkoff dhe nga dhëndri i Trump dhe ish-këshilltari presidencial Jared Kushner, shkruan BBC.
Për Katarin, atje do të jetë një tjetër ndërmjetësues kyç, ministri i jashtëm Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani.
Zyra e Benjamin Netanyahut njoftoi se delegacioni izraelit do të kryesohet nga Ministri i Çështjeve Strategjike, Ron Dermer.
Dhe delegacioni i Hamasit do të udhëhiqet nga Khalil al-Hayya, një nga objektivat e një atentati izraelit në Doha të Katarit, në fillim të muajit të kaluar.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se “nuk do të tolerojë vonesa” nga Hamasi për të respektuar marrëveshjen./abcnews.al

