“Për negociatat me Rusinë, Ukraina ka nevojë për garanci sigurie për të ardhmen, dhe ne besojmë se Italia duhet të jetë ndër garantuesit”, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duke folur në Forumin e Politikave Globale ISPI, shkruan la repubblica.
Zelensky gjithashtu falenderoi kryeministrin Mario Draghi dhe qeverinë italiane për mbështetjen dhe ndihmën e dhënë grave dhe fëmijëve, dhe mijëra refugjatëve që janë strehuar në Itali.
“Më shumë se 5 milionë njerëz janë larguar nga vendi ynë dhe kanë gjetur strehim jashtë vendit, veçanërisht në Itali”, theksoi ai.
/abcnews.al