Një ditë pas vendimit të ministrave të Jashtëm të BE, ambasada e SHBA në Tiranë përgëzon Shqipërinë për vendimin pozitiv në lidhje me hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE.
“Shqipëria ka bërë përparim domethënës dhe tani nevojitet të rrisë përpjekjet për të përfunduar reformat kyçe”, thuhet në një njoftim të ambasadës amerikane.
SHBA-të nxisin Shqipërinë që të rrisë ritmin në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar./abcnews.al