Negociatat me BE, Dorian Jano: Për problematikat që s’mund t’i zgjidhin, etiketojnë të tjerët

schedule17:54 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 17:54 - 8 Dhjetor, 2020

Eksperti i Çështjeve Europiane, Dorian Jano, në një intervistë në “ABC” foli për anulimin e negociatave nga BE për Shqipërinë .

Ai theksoi se Shqipëria nuk ka arritur ta kalojë provimin që herën e parë, ndërsa shtoi se shpeshherë shumica e vendeve për problematikat të cilat nuk mund t’i zgjidhin etiketojnë ose fajësojnë të tjerët.

Gjatë bisedës me gazetarin Endri Xhafo, ai shtoi se situata dhe mënyra se si po procedohet me integrimin do të duhet të shihen zhvillime nga të dyja kahet.

Element me rëndësi sipas tij janë jo vetëm kushtet që teknikisht do të duhet të përmbushen, por shpeshherë për vendet që duan të integrohen në BE është me shumë rëndësi vullneti politik.

“Besoj që kryesorja është substanca, ndërtimi i një shteti demokratik, liria e medias përbëjnë substancën e procesit të integrimit, pra janë argumenti kryesor pasi disa vende e shohin si retrospektivë. Ndoshta do të duhet të shikohen në rajon raportet e fundit të KE që tregojnë një hap pas sa i përket çështjeve të demokracisë në Mal të zi. Pra besoj se kjo substancë është më shumë problematikë”, u shpreh ai.

Po ashtu ai shtoi se ideja e integrimit ka të bëjë me vetë shtetet anëtare, ndërsa theksoi se në shumë aspekte procesi është instrumentalizuar.

 “Për problematikat që nuk mund t’i zgjidhin në mënyrën e duhur gjithmonë etiketojnë dikë tjetër. Unë besoj se do të duhet të fokusohemi te vlerat që përmban koncepti i BE më shumë sesa tek termat e gjeopolitikës. Pra përmirësimet duhet të jenë për arritjen e një stadi të mirëqenies sociale, rritjen ekonomike të një vendi.

Unë preferoj ta quaj një garë me pengesa, vetë BE nuk është një objekt statik, por është në evoluim e sipër dhe ne duhet të ndjekim të njëjtin ritëm nëse duam t’i bashkohemi BE-së. Ndërsa letra i drejtohet edhe Shqipërisë për të përmbushur çështje që do të duhet të ishin përmbushur.

Unë e shikoj si një letër më shumë e modelit të mbështetjes së vullnetit politik. I shoh si zëra të ndryshëm që i bëjnë mirë jo vetëm Shqipërisë, por edhe procesit të integrimit”, tha Dajo.

Sa i përket vijimit të proceseve integruese eksperti i Çështjeve të Sigurisë tha se

“Kemi treguar që nuk mund të punojmë paralelisht për dy apo tre drejtime. Shohim sekondën e fundit nëse çështja është prioritet dhe nuk e ndjekim procesin në vijimësi, gjë e cila na sjell edhe tek rezultatet e sotme”, tha më tej ai.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!