Negociatat, komisionerja e BE: Jemi në përfundim të dokumentacionit për Shqipërinë

schedule10:15 - 3 Qershor, 2020

schedule 10:15 - 3 Qershor, 2020

Drejtoria e Përgjithshme për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Genoveva Ruiz Calavera, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se është në përfundim të dokumentacionit, që përcaktojnë kornizën, në të cilën do të zhvillohen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Po me të vërtetë, ne jemi duke punuar në detajet e fundit të këtyre dokumenteve të rëndësishme që përcaktojnë kornizën në të cilën do të zhvillohen negociatat për  Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut në procesin e Integrimit në Bashkimin Europian”, shkruan Calavera.

Ditën e djeshme, Komisioneri Evropian për zgjerimin dhe politikën e fqinjësisë, Oliver Varhelyi u shpreh se, Shqipëria duhet të përfundojë reformën zgjedhore dhe se pa këtë reformë, do të jetë shumë e vështirë për të ecur përpara, për më tepër, do të ishte për të ardhur keq nëse do humbej momentumi që u arrit për Shqipërinë, në gjirin e shteteve anëtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!