NEGOCIATAT | Basha tregon arsyen e vërtet për refuzimin: Raporti i Komisionit Europian nuk paraqiti realitetin

schedule19:07 - 18 Tetor, 2019

schedule 19:07 - 18 Tetor, 2019

Kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku ka përcjellë keqardhjen lidhur me refuzimin e BE për hapjen e negociatave. Basha gjithashtu tha se arsyeja e vërtetë e refuzimit ishte raporti i zbukuruar dhe që nuk paraqiste realitetin në Shqipëri, pra raporti fiktiv i komisionit evropian për zgjerimin. “Raportet e Komisionit Europian për zgjerimin konsiderohen, nga një pjesë e mirë e vendeve anëtare, të zbukuruara, që nuk paraqesin realitetin”, theksoi Basha gjatë fjalës së tij.

“Dua ta nis me keqardhjen time në lidhje me zhvillimin e sotëm për refuzimin e negociatave por nuk është se nuk e prisnim. Kemi punuar fortë për të bindur aleatët tanë në Bundestag për të transformuar jonë e tyre në një Po. Le ta themi qartë shpresonim për më mirë. Arsyet janë fare të qarta. Unë ftoj këdo që ti rikthehet kushteve të Bundestagut, ishin 5 u bënë 7 dhe tashmë 9. Kushtet kanë të bëjnë me arrestimin e personave që janë përfshirë në shitblerjen e votave. Janë dy kushte që tregojnë dështimin e dhe kthimin pas të Shqipërisë. Këto janë faktet. Megjithatë ka një përpjekje që ta shesë këtë si një përplasje mes vendeve anëtare dhe jo me problemet e Shqipërisë. Vendi jo vetëm nuk po qeveriset por po sundohet shumë larg standardeve minimale që qeverisen në europë. Si lidhet kjo me atë që ndodhi në Bruksel? Tani është momenti t’ja u shpjegojmë shqiptarëve tamam siç është e vërteta. Në orën 13 kam mbërritur nga Berlini me informacionet më të freskëta, është e vërtetë që jo vetëm në këtë mbledhje por që prej 3 vjetësh mbizotëron një mosbesim i vendeve anëtare në raport me raportin e Komisionit Europian për zgjerimin. Raportet e Komisionit Europian për zgjerimin konsiderohen, nga një pjesë e mirë e vendeve anëtare, të zbukuruara, që nuk paraqesin realitetin. Këtë tha edhe Holanda kur në rastin e Shqipërisë u shpreh se problemi i krimit, korrupsionit, dhe i ndarjes së pushteteve i ndalonte në mënyrë absolute të merrnin një vendim për hapjen e negociatave, në kontrast të qartë me raportin e tretë të komisionit evropian. Këtë tha edhe Franca, jo vetëm raporti me krimin e korrupsionin por edhe me problemin që Franca e sheh përditë. Kush nga ne nuk e di që është kthyer e njëjta valë emigrimi si në vitet 90. Këto të vërteta nuk kanë gjetur pasqyrimin e duhur të realitetit të Shqipërisë në raportin e Komisionit, kjo e shtyu Bundestagun gjerman të ndërmerrte gjithmonë, të bëjë vlerësimin e vet, sic e bënë për Serbinë dhe Malin e Zi, i njëjti person i bëri Gunter dhe Krischbaun. Në vend që të përmbushnim kushtet e Bundestagut, vazhduam të putheshim e të përqafoheshim me komisionarin për zgjerimin, me Federika Mogherinin dhe thonim, këta thonë që i kemi bërë detyrat, plastë armiku, plaçin fashistët.  Në Evropë nuk shkohet me propagandë por me të vërteta. Bundestagu ngriti mekanizmin e kontrollit të realitetit në Shqipëri. Bundestagu propozoi një mekanizëm me anë të të cilit vërteton se si po shkojnë kushtet e vendosura, po plotësohen apo jo dhe e njeh gjendjen reale në Shqipëri sic u detyrua ta pranojë Zoti Rama përpara dy javësh në parlament më mirë se kushdo tjetër në planet. Bundestagu ka mekanizmat e vet për të vërtetuar a janë gjërat vërtetë ashtu sic duhet për të hapur negociatat”, tha Basha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!