I sapo kthyer nga vizita në Berlin ku shprehet se qëllimi kryesor i tij dhe opozitës ishte kërkesa për votën pro të Gjermanisë skeptike për çeljen e negociatave për Shqipërinë, Lulzim Basha zbardhi argumentat e parashtruar në Bundestagun gjerman. Detyra e opozitës nuk është fshehja e të vërtetave dhe as hipokrizia tha kryedemokrati duke theksuar rëndësinë e hapjes së këtij kapitulli për Shqipërinë.
“ Avancimi i procesit është lajm i mirë sepse do të thotë më shumë vëmendje dhe instrumenta, çka është e rëndësishmë sot kur Rama ka kapur çdo pushtet”.
Kjo nuk do të thotë tërheqje nga aksioni opozitar, i domosdoshëm, theksoi ai, për një vend që kërkon demorkaci europiane.
“ T’i thuash opozitës ndal aksionin, vish fanellën e qeverisë. Fanella e tyre ishte jeshile sot është jeshile me njolla të bardha. E kam fjalën për kanabisin kokainën…sigurisht që jo, kjo është fanella e turpit dhe e një ekipi antieuropian. Kurrsesi PD mund ta veshë atë fanellë. Ne kemi fanellën e Europës ngjyrat e Europës dhe vlerat tona janë të Europës”.
Lutjes së kryeministrit Rama drejtuar opozitës për mos-angazhim në situata me faktorë që kërkojnë pengesën e këtij procesi, Lulzim Basha i përcjell frikën e ngjallur deri përtej kufijve pikërisht për shkak të përdorimeve politike të tilla sipas tij.
“Ndihem i trishtuar që akoma pa ardhur këtu fjalët e zyrtarit të lartë gjerman dalin të vërteta, që Edi Rama është më i interesuar të bëjë makijazh me këtë hap të rëndësishëm që është rekomandimi për hapjen e negociatave, sesa të kuptoj se jemi para një momenti të rëndësishëm, nuk është Bashkimi Europian, ERTV, ku thua cfarë të duash pa mbajtur përgjegjësi i thua të zezës të bardhë. Nuk funksionin kështu BE. Nuk mund të ecë përpara kështu Shqipëria”.
Nuk ka asnjë vend tjetër në Europë, theksoi Basha, ky kryeministri vendos nëse prokuroria ka apo jo prova për arrestimin e ish-ministrit të brendshëm dhe kjo ka rezultat për gjithë vendin, sipas tij.
“Ky është problemi se Edi Rama e di veten kryeprokuror, kryegjyqtar dhe kryeredaktor. Problem është që kjo prokurori dhe gjykatë e kapur nga Edi Rama kap kuksionët si terroristë, ndërsa këtë që e kapur nga antimafia ne interpectim thotë nuk ka prova. Ai mund të jetë opinioni i tij, por në një shtet europian mendimi i tij ka zero vlerë, rëndësi ka gjykata”.
Janë pikërisht sjellje të tilla ato që shkaktojnë skepticizëm tek vendet anëtare dhe kthehen në rrezikun më madhor në procesin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, përfundoi kreu i demokratëve Lulzim Basha.
/abcnews.al