Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

“Negociata sekrete me Teheranin”, Nura: Administrata Trump në vështirësi. Edhe Ballkani i shqetësuar nga lufta në Iran

schedule13:37 - 16 Mars, 2026

schedule 13:37 - 16 Mars, 2026

Analisti pranë ABC News, Artur Nura komentoi në studion e News Line zhvillimet në Lindjen e Mesme si pasojë e luftës së SHBA e Izraelit në Iran. Nura tha lufta ka kompleksuar vendet e Europës, ndërsa edhe vetë administrata e Trump duket të jenë vënë në vështirësi.

“Nuk kemi një luftë të shkurtër dhe rezultate të shpejta sic ishte parashikuar nga SHBA dhe Izraeli. Lufta ka kompleksuar Perëndimin, vendet e Europës, që duket se një pjesë e tyre kanë nisur të negociojnë me altenative të tjera ekonomike

Jo rastësisht Trump iu referua vendeve të rëndësishme si Britania e Madhe, ka edhe një sinkronizim me qasjen e Kinës edhe asaj i bëri thirrje për të ndërhyrë është e prekur nga mbyllja e Hormuzit, por tha se padyshim zgjidhja është diplomatike. Trump po lëviz në nivel politik për të rregulluar gjërat dhe pse jo me presion tani të shohim si do të zhvillohen ngjarjet.



I shqetësohen konfliktit me Iranin. Ka të dhëna se kanë nisur negociata sekrete me Teheranin për të krijuar tunele për kalimin e naftës. Ka patur edhe një qasje që Hezbollah i bëri thirrje Iranit që mos krijojë konflikt me vendet e rajonit.

Trump po i bën llogaritë me një kohë vonesë dhe kjo ka komplikuar edhe rolin e aleatëve të tjerë Perëndimorë. Loja është aq komplekse, janë bërë llogari pa hanxhinj, gjasat janë që reflektimi të vijë nga Shtëpia e Bardhë, njerëzit të fuqishëm po i sygjerojnë Trump të largohet nga konflikti. Trump u votua se nuk do kishte më luftra që tani po i bën në vetën e parë. Administrata Trump e vendosur në një situatë të vështirë.

Kur Trump arrin në kërcënime, ndan SHBA nga NATO dhe ky është një hap që padyshim shqetëson. Kjo mund të sjellë reagime nga Perëndimi, sigurisht me negociata që mos të bëhen pjesë e konfliktit. Në planin me Kinën besoj se Kina ëshë sfida më e madhe e Trump. Nuk besoj se Trump do të arrijë deri aty sa të anulojë takimin me Xi Jinping. Është në një pozicion jo komod dhe besoj se do bëjë lëshime ndaj Kinës. Nuk besoj se SHBA do të dalë nga NATO.  Europa është potenciali më i madh ekonomik global. Edhe Ballkani është i shqetësuar nga ky konflikt. Nëse do ketë futje tokësore në Teheran dhe do i duhet të shmangë trupa nga Ballkani e gjithë kjo do sjellë një destabilizim dhe do përfitonte aksi tjetër Rusia dhe Kina.” u shpreh Nura./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!