Juventus do të luajë kundër francezëve të Lyon në fazën e 1/8 të Champions League, ky ishte verdikti i shortit të sotshëm. Zëvendës presidenti i Juves, Pavel Nedved, deklaroi pas hedhjes së shortit se mund të shkonte edhe më keq për juventinët.
”Mund të shkonte edhe më keq. Nuk mund të ankohemi për Lyon, duhet të jemi të lumtur edhe pse në Champions League duhet të kesh gjithmonë kujdes. Nuk ka rëndësi kundërshtari me të cilin luan, por forma që po kalon,” tregon Nedved për ‘Sky Sport Italia’.
”Champions një obsesion? Jo, nuk duhet të jetë një obsesion. Për ne është një objektiv real. Ndihemi aq të fortë sa për ta fituar kompeticionin, ashtu sikur edhe ekipet e tjera që pretendojnë triumfin,” përfundon numri 2 i ‘Zonjës së vjetër’. /abcnews.al