Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nedved: Magjepsëse sfida CR7-Messi, Dinamo Kiev ka një ekspert në stol

schedule20:56 - 1 Tetor, 2020

schedule 20:56 - 1 Tetor, 2020

Goglat i rezervuan Juventusit kundërshtarë si Barcelona, Dinamo Kiev dhe Ferencvarosi i Myrto Uzunit, ekipe që do të garojnë për dy vendet e para në grupin G të Champions League.

Zëvendëspresidenti i bardhezinjve, Pavel Nedved komentoi shortin në një prononcim për kanalin zyrtar të kampionëve të Italisë. “Ajo kundër Barcelonës do të jetë një sfidë e madhe dhe magjepsëse, pasi do të përballen dy futbollistët më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo me Messin.

Mos të harrojmë që do të vihen kundër njëri-tjetrit edhe Pjanic me Arthur. Dinamo Kiev është një skuadër shumë solide, me një trajner ekspert si Mircea Lucescu, i cili ka shkruar historinë me Shakhtar Donetsk.

Do të luajmë në Ukrainë në dimër, një vështirësi shtesë për ne. Hungarezët janë të panjohur, Ferencavros nuk futet te rivalët e zakonshëm në Champions, por duke e njohur futbollin hungarez, ata do të kenë shumë talent në skuadër dhe duhet të tregohemi të kujdesshëm ndaj tyre“, deklaron Nedved. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!