Nedved: City dhe Reali kandidatë për fitimin e Champions, mendjen te Lyon

schedule14:14 - 10 Korrik, 2020

schedule 14:14 - 10 Korrik, 2020

Juventusi nuk është kualifikuar ende në çerekfinale të Champions League. Për të bërë diçka të tillë duhet përmbysur humbja 1-0 në Francë kundër Lyon. Takimi i kthimit do të luhet në 7 gusht në Torino (21:00).

Më pas fillon Final Eight, që zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë. Shorti vuri përballë bardhezinjve të Sarrin fituesin midis Real Madrid dhe Manchester City (ekipi i Guardiolës fitoi 2-1 duelin e parë në Spanjë).

Pavel Nedved foli menjëherë pas shortit, duke dhënë mendimin e tij në lidhje me rivalët e ardhshëm, gjithmonë nëse kalohen francezët e Lyon. “Në radhë të parë duhet të sigurojmë kualifikimin në çerekfinale, edhe pse e kemi të qartë që ndeshja e kthimit kundër Lyon do të jetë shumë e vështirë. Të gjithë skuadrat janë të forta dhe shorti është shumë stimulues.

Real Madrid dhe Manchester City janë dy ekipe që kërkojnë fitimin e trofeut. Do të jetë një sfidë shumë e vështirë, pavarësisht se kë do të kemi përballë. Objektivi i Juventusit është të mbërrijë në Portugali.

Formati i ri me tre ndeshje teke, është shumë interesant për të gjithë botën e futbollit, edhe prej faktit që do të luhet në një periudhë kur futbolli është zakonisht pushim“, deklaron zëvendës-presidenti i klubit italian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!