Sassuolo ka bërë një goditje me klas në orët e fundit të merkatos së janarit.
Ata kanë mundur të transferojnë nga Empoli lojtarin e kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami. Interesi i lartë që Sassuolo kishte për fantazistin shqiptar, u bë e mundur të realizohej për shifrën e 6 milionë eurove.
Siaps “Sky Sport”, Bajrami do të kalojë në mënyrë përfundimtare te Sassuolo, pasi këta të fundit gjetën marrëveshjen me Empolin për kalimin e tij përfundimtar./ h.ll/abcnews.al