Banorët në Zvërnec të Vlorës kanë njoftuar policinë vendore për shpërthimet me dinamit që bëhen në këtë zonë nga gjuetarët e paligjshëm të peshkut. Ndërkohë vetë peshkatarët e bëjnë situatën alarmante.
Në Zvërnec të Vlorës banorët janë zgjuar nga shpërthimet e mëdha të dinamitit. Kësaj here janë ata që gjuajnë për peshk në vendet e veçuara dhe jashtë kontrollit të policisë.
Kanë qenë vetë fshatarët pranë vendit të ngjarjes që kanë njoftuar policinë për shpërthime të herë pas hershme.
Janë dy zona që po shënjestrohen nga gjuetarët e paligjshëm. Ajo e Zvërnecit dhe e Dalanit . Peshkatarët vlonjatë thonë se situata është e rëndë dhe se peshku po dëmtohet.
Laguna e Nartës është një nga territoret e mbrojtura. Portat e saj qëndrojnë të hapura deri në datë 15 Prill duke krijuar lidhje me detin.
Rastet e shpërthimit te dinamitit pavarësisht kontrolleve të vijueshme te policisë apo OMP janë të shpeshta./abcnews.al