“Në Vlorë është për t’u bërë gjithçka”, kandidati i “Bashkë Fitojmë”: Më mbështesin të gjithë demokratët

schedule17:38 - 25 Prill, 2023

schedule 17:38 - 25 Prill, 2023

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkine e Vlorës, Hysni Sharra, ka qenë i ftuar në një lidhje Skype me studion e “Newsline” në ABC News.

Sharra tha se ata janë të kënaqur me koalicionin e tyre dhe të gjithë partitë e koalicionit ofrojnë mbështetje për të.

Ne kemi krijuar një koalicion dhe jemi të kënaqur me këtë koalicion. Nuk është vetëm Partia e Lirisë, por edhe parti të tjera opozitare. Të gjithë këta më mbështesin mua” u shpreh fillimisht Sharra.

Sharra tha se sa i përket vështirësisë së garës, kryeministri me qeverinë e tij të korruptuar ia ka bërë më të lehtë.

Kandidati i BF shtoi se në Vlorë të gjithë demokratët mbështesin atë, përfshirë edhe bazën e Partisë Demokratike Zyrtare.

Ata pak mbështetës të PD zyrtare janë të bashkuar rreth meje. Une kam folur me të gjithë ata dhe jemi bashkë” shtoi ai.

Sa i përket faktit që kolaicioni i tij nuk ka logon e PD, po ashtu në fletën e votimit, emri i kryetarit është Ilir Meta, Sharra tha se ata ndjehen të grabitur nga vendimet e gjykatës dhe KQZ, por gjithësesi kjo nuk të përbëjë pengesë për ta.

Në fund ai foli edhe për projektet e tij, ku padyshim prioritet do të jetë turizmi, i cili sipas Sharrës do të jetë i ndërthurur me mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e bujqësisë.

“Ne kemi hartuar një program mjaft të qartë. Ne nuk po dalim t’u premtojnë njerëzve gënjeshtra që i kanë bërë të tjerët.

Infrastruktura në qytetin e Vlorës, jo vetëm në qendër, por edhe në zonat rurale ka nevojë për përmirësim dhe ne kemi hartuar një plan për këtë.

Kemi deklaruar që turizmi  do të jetë prioriteti im, bashkuar me mbrojtjen e mjedisit. Zhvillimi i turizmi i ndërthurur me mirëmbajtjen e mjedisit dhe zhvillimin e bujqësisë.

Tjetër pikë, është mbrojtja sociale. Shohim shumë të moshuar në rrugë  që nuk i mbron asnjeri.

Mungesa e shërbimeve është po ashtu pikë e projektit. Mjedis i pastër dhe uji i pijshëm.

Ne Vlorë është për t’u bërë gjithçka.

Sheshi i Flamurit është sheshi i të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm qytetarëve të Vlorës. Ai projekt që po bëhet tani është korruptiv dhe ne e kemi denoncuar.

Sa i përket terminalit të autobusëve, ai është shumë i rëndësishëm, pasi Vlorë ende nuk ka asnjë të tillë. Autobusat për Tiranë një periudhë kohë qëndrojnë në një vend, një periudhë kohe tjetër në një vend tjetër”, tha Sharra.r.t/abcnews.al