Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në facebook shkruan se sipas një studimi të publikuar nga “The Economist”, popullsia e Shqipërisë do të jetë vetëm 860 mijë banorë dhe kjo sipas tij është trishtuese dhe tronditëse.
Në reagimin e tij Meta thotë se nuk ka trishtim më të madh se sa një Shqipëri që po tkurret e po plaket, teksa qeveritë në plan afatshkurtër përfitojnë, pasi me emigrimin ulin fiktivisht treguesit e papunësisë.
Sipas Metës, tashmë është koha të rikthehet shpresa dhe besimi se në Shqipëri ka diell për të gjithë dhe jo vetëm për disa.
Në statusin e tij Meta shkruan:
“Shqipëria po tkurret dhe po plaket me ritme thellësisht dramatike, si asnjë shtet tjetër në Europë.
Në studimin e publikuar së fundmi nga “The Economist”, varianti pesimist parashikon që në vitin 2100, popullsia e Shqipërisë do të jetë vetëm 860 mijë banorë.
Shpejtësia e plakjes është gjithashtu tronditëse: mosha mesatare sivjet është 37.2 vjeç, por pas 10 vjetësh parashikohet të rritet në 42.1 vjeç.
Trishtim më të madh nuk mund të ketë!
Një vend i bekuar nga Zoti me bukuri të jashtëzakonshme dhe pasuri natyrore që jo shumë vende në botë i kanë, po braktiset gjithmonë e më shumë.
Edhe pse qeveritë në planin afatshkurtër mund të përfitojnë nga emigrimi pasi kështu ulen fiktivisht treguesit e papunësisë apo mund të rriten të ardhurat nga remitancat, në perspektivë mosadresimi i menjëhershëm dhe në mënyrë agresive i këtij fenomeni do të kishte pasoja katastrofike sidomos për një vend si i yni.
Koha është tani për të rikthyer shpresën dhe besimin se Shqipëria ka Diell për të gjithë dhe jo vetëm për disa.
Koha që shqiponjat të kthehen në folenë e tyre!”.
Shqipëria po tkurret dhe po plaket me ritme thellësisht dramatike, si asnjë shtet tjetër në Europë.
Në studimin e…Posted by Ilir Meta on Tuesday, August 25, 2020
/abcnews.al