“Në vijën e parë të luftës ndaj Covid 19”, Tritan Kalo: Ne do ta fitojmë këtë betejë

schedule20:59 - 13 Mars, 2020

schedule 20:59 - 13 Mars, 2020

Mjeku Tritan Kalo ka publikuar një mesazh kurajues për të përballuar dhe kaluar me sukses panikun e shkaktuar nga koronavirusi. Në rrjetin social “Facebook”, Kalo shkruan se duhet të qëndrojmë të gjithë krah njëri-tjetrit, ndërsa thekson se me përkushtim dhe besim edhe kjo situatë do të kalojë.

Statusi:

NË VIJËN E PARË të “luftës ndaj Covid-19”…..Ekipi i Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT “Nënë Tereza”, ka një eksperienca të pasur në përballimin e shumë epidemive në këto 30 vitet e fundit….Fruthi në 1989, Kolera në 1994, Polimyeliti në 1996 dhe Gripi i Derrit 2009…..Eksperienca dhe përkushtimi nuk mungojnë, përkundrazi ato janë një garanci e sigurtë se NE do tia dalim mbanë edhe përballimit të epidemisë nga Sars-Cov-2/Covid-19…. Jemi të gjithë në krah të njëri tjetrit Mjek, Imazherist, Farmacistë, Infermjerë dhe Sanitare të të gjithë grup moshave…KINI BESIM në PËRKUSHTIMIN dhe SAKRIFICAT tona për tju shërbyer në çdo kohë dhe në çdo rrethanë….JEMI me ju dhe për ju në GADISHMËRINË maksimale….Puna e jonë në grup kurdoherë ka bërë që ta meritojmë plotësisht, njohjen si Shërbimi më i mirë në Shëndetësinë Publike të Shqipërisë!!!!…NE DO TA FITOJMË EDHE KËTË BETEJË!!!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!