Në vigjilje të Kurban Bajramit, dyndje kosovarësh drejt plazheve të Shqipërisë

schedule08:30 - 10 Gusht, 2019

schedule 08:30 - 10 Gusht, 2019

Në vigjilje të Kurban Bajramit kosovarët nuk kanë qëndruar në shtëpitë e tyre për të festuar siç ka ndodhur rëndom, por janë drejtuar Shqipërisë për pushime. Mijëra automjete që në orët e para të ditës kanë kaluar kufirin në Morinë.

Ka ikur ajo kohë kur besimtaret myslimane mbyllen brenda mureve duke pritur e u përgatitur për festat fetare.

Dhe pse është vigjilje e Kurban Bajramit kosovarët vërshuan drejt bregdetit shqiptar.

Disa thonë se do të festojnë duke qëndruar në plazh.

Shumë automjete kaluan kufirin e Morinës që në orët e para të kësaj të shtune. Polica kufitare ngiti traun e doganës dhe operoi me procedurë të përshpejtuar.

Por pavarësisht kësaj numri i automjeteve ishte shumë i lartë dhe i papërballueshëm. Jo vetëm në Morinë por radhë automjetesh pati edhe përgjatë Rrugës së Kombit e cila këtë dhjetëditësh të Gushtit po shënon rekordin e udhëtarëve./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!