Atmosfera festive në vigjilje të Krishtlindjes ndihet kudo, por më së shumti në sheshin Skënderbej në Tiranë. Sheshi është shndërruar në qendrën e takimeve mes miqve dhe të afërmve në këto momente feste.
Më së shumti atmosferës i gëzohen të vegjlit.
“I kërkova babagjyshit si dhuratë që familja ime të jetë e lumtur”
“Erdha për të bërë foto me babagjyshin dhe të luaj. Gëzuar festat”
Atmosfera e Tiranës tërheq edhe vizitorë nga qytete të tjera.
“Kemi ardhur nga Lushnja vetëm për festën”
Festa i bën të gjithë bashkë. Në këtë moment të rëndësishëm për besimin e krishterë urimet shkojnë për më shumë paqe dhe mirëqenie.
“I uroj të gjithë besimtarët e krishterë që festojnë gëzuar, paçin sa më shumë mirësi, begati dhe para”
Ne i festojmë të gjitha festat. Atmosfera këtu shumë e bukur, meritë e bashkisë dhe qytetarisë së Tiranës”
Besimtarët e krishterë kanë bërë përgatitjet e fundit për festën e madhe, atë të lindjes së Jezu Krishtit që simbolizon shpresën për një botë më të mirë.
“I kemi bërë përgatitjet. Nesër festojmë, ka edhe ditën e emrit vajza dhe djali”, theksoi kryebashkiaku.
Kryebashkiaku Erion Veliaj, përmes një video mesazhi uron të gjithë qytetarët për festat, duke theksuar se viti i ri do të jetë më i mirë për Tiranën.
“Një urim nga zemra për të gjithë qytetarët e Tiranës. Me bindje e them se viti 2024 do të jetë më i mire”, tha Veliaj.
Në sheshin Skënderbej festimet kanë nisur herët të djelën. Ato do të kulmojnë në mbrëmje me koncertin e krishtlindjes që nis në orën 19:30 me orkestrën simfonike dhe korin e fëmijëve. Më pas në skenë do të ngjiten këngëtarë të ndryshëm të muzikës shqiptare, për të dhuruar emocione të bukura deri në mesnatë./ abcnews.al