Në vetëm një muaj, 43 klinika në SHBA kanë ndaluar abortet: Gjendja do përkeqësohet

schedule01:00 - 29 Korrik, 2022

schedule 01:00 - 29 Korrik, 2022

Sipas një studimi, të paktën 43 klinika në të gjithë Shtetet e Bashkuara kanë ndaluar së ofruari aborte që kur Gjykata e Lartë hodhi poshtë të drejtën mbarëkombëtare për procedurën.

Në muajin që nga vendimi historik i 24 qershorit, 11 shtete kanë ndaluar abortet ose pas gjashtë javësh shtatzënie ose tërësisht, sipas Institutit Guttmacher, një grup kërkimor që mbështet aksesin e abortit.

Si rezultat, 43 klinika – duke përfshirë 23 vetëm në Teksas, pesë në Oklahoma dhe pesë në Alabama – kanë mbyllur ose rifokusuar burimet e tyre në forma të tjera të kujdesit, sipas vëzhgimit të institutit.

Organizata e Shëndetit të Grave Jackson, e njohur gjithashtu si Shtëpia Rozë, e cila ishte në qendër të çështjes së Gjykatës së Lartë, u mbyll më 7 korrik pasi ishte i vetmi vend që ofron aborte në shtetin e Mississippi-t.

“Gjendja tashmë e tmerrshme e aksesit të abortit në shumë pjesë të vendit do të vazhdojë të përkeqësohet dhe më shumë shtete do të miratojnë ndalimin e abortit në javët dhe muajt e ardhshëm,” shkruajnë autorët e studimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!