Në vetëm një ditë, 150,000 njerëz u zhvendosën nga Khan Yunis

schedule22:53 - 23 Korrik, 2024

schedule 22:53 - 23 Korrik, 2024

Në vetëm një ditë, 150,000 njerëz u zhvendosën nga qyteti i Khan Younis në Rripin e Gazës, tha këtë të martë zëdhënësi i OKB-së, Stefan Dižarik.

Ai vuri në dukje se urdhrat e ushtrisë izraelite drejtuar palestinezëve që të largohen nga qytetet menjëherë para se të fillojnë sulmet mbartin rrezik për jetën e civilëve dhe prishin thellësisht jetën e njerëzve, njoftoi agjencia palestineze Wafa.

“Njerëzit janë detyruar të lëvizin në zona me pak ose aspak infrastrukturë, ku qasja në strehimore, shëndetësi dhe kanalizime ose ndihma të tjera humanitare për shpëtimin e jetës është shumë e kufizuar,” tha Dižarik.

Në sulmet e fundit të ushtrisë izraelite në Khan Yunis, të paktën 70 palestinezë u vranë dhe të paktën 200 u plagosën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!