Në veri vazhdojnë reshjet e borës, disa rrugë të pakalueshme

schedule10:10 - 4 Dhjetor, 2017

schedule 10:10 - 4 Dhjetor, 2017

Në Qarkun e Shkodrës reshjet e bores prej tri ditësh kanë bllokuar disa rrugë në zonën e Dukagjinit. Në Qafë-Thore trashësia e borës është rreth 50 cm  dhe po në këtë nivel është edhe në rrugët Selcë – Vermosh, Shosh-Shalë, Qafa Shllak-Qafë Mali. Në rrugën e Thethit ka rrëshqitje gurësh dhe dherash dhe dalje të përrenjve në rrugë i pakalueshëm. Kurse në shumë në fshatra të Shoshit, Shalë, Theth dhe Pult, ka këputje të linjave nga era dhe mungon energjia dhe uji i pijshëm. Në Malësinë e Madhe rruget jane te kalueshme me zinxhirë kurse Boge Qafë Thore është e pakalueshme. Në Pukë reshjet e borës kanë qenë me të pakta dhe ekipet borëpastruese po mbajnë situatën në kontroll. Në disa rrugë kryesore kalohet me zinxhirë, por në disa raste ka bllokime për shkak të gurëve që bien. Problemi më i madh në zonën e Pukës është prishja e urave nëpër fshatra sikurse janë dëmtuar disa shkolla nëntëvjeçare në Fierzë, Dardhe, Iballë etj. Një grup pune i kryesuar nga Prefekti i Qarkut Shkodër është nisur në bashkisë Fushë Arrëz për të verifikuar problematikat e listuara më sipër. Ndërkohë OSHEE e Shkodrës raporton se 1 fidër dhe 9 kabina të tjera janë jashtë pune dhe disa zona janë pa energji elektrike./abcnews.al

 

https://youtu.be/XsEXd45AmdA

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!