Sulmuesi i njohur gjerman, Lukas Podolski, u transferua te Antalyaspor në Turqi, pasi kaloi një aventurë në Japoninë e largët. Në Turqi, nuk ka shumë të prekur nga Koronavirus dhe ndeshjet e kampionatit Superlig vazhdojnë të luhen, edhe pse pa tifozë.
Podolski tha se kjo është një situatë shumë e vështirë dhe futbolli pa tifozë, nuk i shijon aspak futbollistëve, as atij vetë personalisht.
“Kriza ka pushtuar të gjithë botën. Turqia nuk është prekur aq shumë sa shtetet tjera, por futbolli nuk po na shijon. Shpresoj që bota ta kalojë këtë krizë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Podolski./abcnews.al
Lukas Podolski: Tüm dünyada yaşanan bir kriz var. Türkiye nispeten daha az etkilenen bir ülke. Ancak taraftarsız futbolun tadı tuzu yok. Umut ediyorum ki bütün dünya bu krizi bir an önce atlatır. pic.twitter.com/UG1pXf9S5m
— Fanatik (@fanatikcomtr) March 16, 2020