Në tubimin përmbyllës, Hamza premton: Kosova do të jetë më mirë nga 10 shkurti e në vazhdim

schedule20:42 - 8 Shkurt, 2025

schedule 20:42 - 8 Shkurt, 2025

Në tubimin përmbyllës të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza iu drejtua mijëra qytetarëve se “Kosova do të jetë më mirë nga 10 shkurti e tutje”. Në fjalimin hyrës, ai falenderoi familjet Thaçi, Veseli e Krasniqi, familjen si dhe qytetarët e pranishëm.

“Të nderuara familja Thaçi, Veseli e Krasniqi, ju mijëra që jeni këtu dhe qindra mira të tjera që po na përcjellin nga shtëpitë e tyre, e dashur familja ime, iu falënderoj që qëndruat pranë gjatë krejt fushatës zgjedhore. Më lejoni që t’iu them faleminderit e madhe në këtë shesh të madh, në këtë festë të madhe të demokracisë”, tha fillimisht Hamza.

Hamza vijoi: “Në këtë shesh me shumë simbole historike, ju sonte po jepni provimin e fundit, provimin e fushatës pozitive, njerëzore, për jetë të dinjitetshme. Fushata jonë iu dedikohet të gjithë njerëzve të Kosovës”.

Ndërkaq, ai bëri thirrje qytetarëve për të dalë në votime.

“Borë a shi, kemi me dalë me numra rekord, me motra e me vëllezër, me burra e gra, kemi me dalë i madh e i vogël, kemi me dëshmu si në vitin 1999 ashtu edhe në vitin 2008 se burimi i lirisë dhe demokracisë sonë janë qytetarët që duan bashkimin dhe jo politikanët që përçajnë”, tha Hamza/KlanKosova

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!