Në tregun vendas forcohet euro, dollari mbetet i dobët

schedule16:10 - 5 Janar, 2018

schedule 16:10 - 5 Janar, 2018

Me largimin e festave monedha e përbashkët europiane paraqitet më e fortë kundrejt monedhes vendase. Sipas Bankës së Shqipërisë, në tregun vendas një euro këmbehet në nivelin e 133.43 lekëve. Si pasojë e fluskit të emigrantëve, që u kthyen në Shqipëri dhe rritjes së qarkullimit të parasë në vend gjatë dhjetorit, euro kaloi një periudhë të dobët ndaj lekut. Zbriti poshtë 133 lekëve duke kapur kështu nivlin më të ulët që prej gushtit. Sipas ekspertëve, në forcimin e euros ndikimi kanë edhe tregjet ndërkombëtare. Ndërkohë dollari amerikan po përjeton një periudhë të dobët. Sipas Bankës së Shqipërisë, një dollar u këmbye me 110.8 lekë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!