Në transfertë për 3 pikë “të arta”, publikohen formacionet e sfidës Azerbajxhan-Belgjikë

schedule14:48 - 9 Shtator, 2023

schedule 14:48 - 9 Shtator, 2023

Në orën 15:00, “djajtë e kuq” të Belgjikës do të zbresin në fushën e “Dalga Arena” të Bakusë, ku do të priten nga vendasit e Azerbajxhanit, në përballjen e vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Gianni De Biasi ka vendosur t’i rreshtojë azerët e tij me formulën 5-3-2, ku në portë është pozicionuar Mahammadaliyev e para tij Bayramov, Mustafazada, Mammadov, Kryvotsiuk e Cafarquliyev. Mesfusha i është besuar treshes Mahmudov-Diniyev-Isayev, ndërsa sulmi përbëhet nga dyshja Dadashov e Sheydayev.

Në krahun tjetër, tekniku, Domenico Tedesco i ka rreshtuar “djajtë” e tij me formulën mjaft sulmuese, 4-3-3, ku në mungesë të Thibaut Courtois është pozicionuar “gardiani” i gjermanëve të Ëolfsburg, Koen Casteels e para tij janë vendosur, Castagne, Faes, Vertonghen e Theate. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Tielemans, Onana e Trossard, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Bakayoko, Lukaku e Carrasco. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!