Në transfertë kërkohet vetëm fitorja, publikohen formacionet e sfidës Armeni-Kroaci

schedule17:36 - 11 Shtator, 2023

schedule 17:36 - 11 Shtator, 2023

Në orën 18:00, në “Vazgen Sargsyan Republican Stadium” të Jerevanit, vendasit armenë do të sfidojnë përfaqësuesen e Kroacisë, në përballjen e radhës të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Përsa i përket formacioneve, tekniku i Armenisë, Oleksandr Petrakov i ka rreshtuar djemtë e tij me formulën 4-2-3-1, ku në portë është pozicionuar Cancarevic e para tij, Tiknizyan, Mkrtchyan, Calisir e Harutyunyan. Para mbrojtjes janë vendosur Dashyan e Iëu, ndërsa më të avancuar në mesin e fushës janë Spertsyan, Ranos e Bichakhchyan, ndërsa në majën e sulmit është i vetëm, “bomberi”, Lucas Zelarayan.

Në krahun tjetër, tekniku, Zlatko Dalic i ka rreshtuar kroatët e tij me formacionin e zakonshëm, 4-3-3, ku në portë nuk ka se si të mungojë “shtatlarti”, Dominik Livakovic. Në krahët e mbrojtjes janë Stanisic e Barisic, ndërsa në qendër janë Sutalo e Gvardiol. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes, Modric-Brozovic-Ivanusec, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Kramaric, Petkovic e Perisic. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: