Në terren me deputetin e infektuar, kryeministri grek i nënshtrohet testit për Covid-19

schedule18:31 - 26 Tetor, 2020

schedule 18:31 - 26 Tetor, 2020

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka rezultuar negativ për koronavirusin. Kreu i qeverisë greke iu nënshtrua testit pasi deputeti Evros Stavros Keletsis, me të cilin ai kishte pasur kontakt, rezultoi të ishte i infektuar.

Duke ndjekur rregulloren, Mitsotakis, i ishte nënshtruar edhe një testi javës së shkruar kur vizitoi Nicosia për mbledhjen me Qipron dhe Egjiptin, dhe përgjigja po ashtu ishte negative.

Kryeministri grek vizitoi ishullin Samothrace me deputetin Keletsis, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Mareva. Në atë kohë nuk ishte e detyrueshme të përdorej maska në ambientet e hapura, përveç se në zonat “e kuqe”. s.b/abcnews.al/