Rusia ka regjistruar serish një rekord rastesh me Covid-19 në 24 orë. Kjo është dita e dytë radhazi që vendi regjistron shifra rekord ndërsa Moska prezanton mësimdhënien online për nxënësit, në përpjekje për të frenuar përhapjen e shpejtë të virusit.
Sipas autoriteteve të shëndetit në vend, në 24 orë u regjistruan 14,231 raste të reja me koronavirus, një rekord i ri ky që na fillimi i pandemisë.
Edhe pse shifrat janë në rritje, autoritetet kanë thënë se nuk e shohin të nevojshme vendosjen e një karantinë të përgjithshme apo të kufizimeve të tjera për aktivitetin ekonomik.
Po brenda 24 orëve, si pasojë e Covid-19 e kanë humbur jetën 239 persona ndërsa totali i të infektuarve shkon në 23,205. Kurse, të martën u raportuan 13,868 të infektuar dhe 244 raste fatale. s.b/abcnews.al/