Në stadiume mungojnë kamerat

schedule18:15 - 12 Mars, 2019

schedule 18:15 - 12 Mars, 2019

Shumë stadiume shqiptare nuk kanë kamera sigurie dhe shumë ekipe stërviten në fushat ku luajnë. Eduard Gjini, përgjegjës i sektorit të licencimit në Federatë, tregon gjendjen në intervistën për ABC News.

Nga Kryeministri morën ato që deshën. Klubet shqiptare të futbollit dhe federata patën premtimin për dënimin penal të dhunës në stadiume, veçse vetëm një pjesë e tyre është gati për atë që mund të quhet epokë e re.

Një nga kushtet kryesorë për identifikim dhe dënim është prania e kamerave, pra si është gjendja?

Eduard Gjini, përgjegjës i sektorit të licensimit në Federatë, sqaron, në intervistën për ABC news.

Kamerat janë vetëm njëri nga kushtet, por si është gjendja e stadiumeve për kushtet e tjera. Pak ditë më parë, Federata i hoqi licencimit stadiumit të Fushë Krujës, duke lënë Kastriotin pa fushë.

Në fund të Marsit, klubet do të dorëzojnë edhe dosjen financiare, që shqyrtohet deri në mes të Prillit./abcnews.al