Në spitalin e përgjithshëm në Pejë janë duke u trajtuar 67 pacientë me Covid-19.
Autoritetet bëjnë me dije se 47 pacientë janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nëntë pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe dy të tjerë janë në respirator.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se tre pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve.
“Aktualisht 67 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 47 pacientë janë në oksigjeno terapi ndërsa nga këta nëntë pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe dy pacientë janë në respirator (CPAP)”, thuhet në njoftim.
/abcnews.al/