“Në spital të thash lamtumirë”, Mesazhi prekës i Thaçit në kurorën me lule për babanë e tij

schedule15:59 - 18 Mars, 2025

schedule 15:59 - 18 Mars, 2025

“Në spital të thashë lamtumirë, babë! Nga Haga të them, mirupafshim në parajsë!”, ky është mesazhi i ish-presidentit, Hashim Thaçi, në kurorën me lule për babanë e tij, Haxhiun, i cili pas pak do të varroset në Burojë.

Hashim Thaçi nuk u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait të tij. Ky vendim i Speciales ka ngjallur reagime të shumta mbrëmë, duke e quajtur si çnjerëzore.

Pak ditë para vdekjes, ish-presidenti erdhi në Kosovë për ta vizituar babanë e tij në QKUK i cili ishte i shtrirë aty për disa ditë për shkak të gjendjes shëndetësore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!