Lautaro Martinez është gjithnjë e më afër kalimit te Barcelona dhe Interi po sheh për zëvendësuesin e tij. Alternativat janë të shumta, teksa një emër i ri ka dalë në skenë. Ai është Gabriel Jesus, sulmuesi i Manchester Cityt.
Antonio Conte e pëlqen shumë brazilianin, i cili këtë sezon ka shënuar 13 gola në 32 ndeshje, shumicën prej të cilave e ka nisur nga pankina. Katalanasja Sport.es është e bindur që Lautaro do të transferohet te Barcelona dhe Interi do të shpenzojë një pjesë të parave për Gabriel Jesus.

Për 23-vjeçarin është përfolur shumë edhe Juventusi, por e ardhmja e tij pritet të jetë në Milano. Nga ana tjetër, klubi zikaltër ka vendosur të blejë përfundimisht kartonin e Alexis Sanchez. Kileni është paraqitur mirë në ndeshjet e fundit dhe po negociohet me United për kalimin e tij përfundimtar në Serie A. /abcnews.al

