Grupi libanez Hezbollah lëshoi një deklaratë të dielën duke marrë përgjegjësinë për shënjestrimin e tre vendeve izraelite në një zonë të njohur si Fermat Shebaa duke përdorur raketa dhe artileri të ndryshme.
Hezbollah tha në një deklaratë se sulmi duke përdorur “një numër të madh raketash dhe predhash” ishte në solidaritet me “rezistencën palestineze”. Ai tha se pozicionet izraelite u goditën drejtpërdrejt.
Ushtria izraelite u kundërpërgjigj duke qëlluar në zonat libaneze jugore por nuk ka informacione për të vdekur apo të plagosur. Ushtria izraelite tha se granatoi zonat nga erdhi zjarri në anën libaneze të kufirit.
Ushtria izraelite tha se një dron goditi një postë të Hezbollahut, një zonë në Shebaa. Izraeli ka mbajtur Fermat Shebaa, një copë toke prej 39 km katrorë, që nga 1967. Si Siria edhe Libani pretendojnë se Fermat Shebaa janë libaneze.
Hezbollahu, i cili efektivisht kontrollon Libanin jugor, tha të shtunën se ishte në “kontakt të drejtpërdrejtë” me udhëheqësit e grupeve të “rezistencës” palestineze dhe se i shihte sulmet palestineze ndaj Izraelit si një “përgjigje vendimtare ndaj okupimit të vazhdueshëm të Izraelit dhe një mesazh për ata që kërkojnë normalizim me Izraeli”./abcnews.al