Në sitën e vetingut drejtuesi i prokurorisë së Apelit Durrës, Elezi

schedule19:16 - 29 Mars, 2019

schedule 19:16 - 29 Mars, 2019

Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Durrës Ferdinand Elezi, doli sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Nga hetimi i thelluar i KPK rezultoi të kishte disa parregullsi në pasuri. Ndërsa për aftësitë profesionale dhe figurën, Ferdinand Elezi është vlerësuar shumë mirë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi seancën dëgjimore për Drejtuesin e Prokurorisë së Apelit Durrës Ferdinand Elezin. Subjekti u rivlerësua ne të tre kriteret për Pasuri, Figurë dhe Aftësi Profesionale. Në raportin e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, thuhej se Prokurori Elezi ka kryer deklarim të saktë në përputhje me ligjin, ka burime financiare të ligjshme dhe nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesit.

KPK ka kryer një hetim të thelluar ku rezulton të ketë pasuri si më poshtë Apartamentin 124 m2 në Komunë të Parisit, i blerë më 5 shtator 2000, me vlerë 40 mijë dollarë, Apartament 55 m2 30 mijë euro 2005, Apartment në Durrës blerë në 2007 me vlere 4 milionë lekë. Nga hetimi i KPK rezultuan se këto pasuri të mos kënë përputhje vlera e blerjes së deklaruar me atë të tregut. Zyrë 45 m2 e blerë 60 mijë euro në 2005 nga hetimi i KPK ka rezultuar se ka mospërputhje midis datës së blerjes së dekalruar nga subjekti dhe datës kur është bërë nënshkrimi i kontratës.

Apartament 77 m2 Durrës, ish-apartment i bashkëshortes i deklaruar në shumën 1 milionë lekë si pjesë përbërëse e ¼. Bashkëshortja e subjektit ka qenë bashkëpronare dhe kjo pasuri nuk është deklaruar as në 2004 dhe në asnjë nga deklaratat periodike dhe as burimin e krijimit. Në lidhje me vlerësimin e figurës DSIK ka dorëzuar një raport ku konstaton përshtatshmëri për vazhdimin e detyrës.

Aftësitë Profesionale në raportin e sjellë nga Prokurori i Përgjithshëm thuhet se në vitet 2014-2016 është vlerësuar shumë mirë. Pranë KPK kanë mbërritur 2 denoncime.  Por në përfundim të hetimeve nuk janë gjetur shkelje. Në përfundim të relatimit Drejtuesi i Porkurorisë së Apelit Durrës deklaroi se të gjitha pasuritë i ka të justifikuara dhe kërkoi konfirmimin në detyrë. Vendimi për Ferdinand Elezin do të jepet më 9 prill ora 12:00. /abcnews.al