“Në sitë” drejtuesja e gjykatës së Lezhës, KPK: Xhaferllari humb statusin e magjistrates

schedule12:38 - 11 Mars, 2019

schedule 12:38 - 11 Mars, 2019

Komisioni i pavarur i Kulaifikimit ka zhvilluar seancën dëgjimore për Ornela Naqellari kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Sipas raportit të Inspektoriatit të Lartë të Dekalrimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konflikti të Interesit, Naqellari ka kryer deklarim të saktë, nuk ka kryer fshehje të pasurisë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit , ka kryer një hetim të thelluar në lidhje me pasuritë, ku subjekti rezulton të ketë, tokë arë në Përmet të fituar me ligjin 7501, në bashkëpronësi me familjarët.  KPK hetoi ligjshmërinë e transfertave të babait të gjyqtares Naqellari, duke konstatuar se dokumentacioni i paraqitur nga subjekti tregon se të ardhurat janë të ligjshme.

Ndërsa përsa i përket  vlerësimit të figurës, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka  konstaton përshtatshmëri për vijimin e detyrës.  Në lidhje me Aftësitë profesionale, KLD ka dorzuar një raportë ku konstaton se gjyqtarja është e aftë në marrjen e vendimeve dhe nuk ka shkelur afatet ligjore që parashikon ligji.  Komisioni i pavarur i Kualifikimit ka dhënë vendimin edhe për Marsida Xhaferllari , e cila ka humb statusin e magjistrates. Shkak është bërë fakti që ajo nuk i është nënshtruar testit të magjistraturës.  Xhaferllari ka kandiduar për një nga vakancat e hapura për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!