Në Sidnej temperatura mbi 47 gradë

schedule14:50 - 7 Janar, 2018

schedule 14:50 - 7 Janar, 2018

Sidnej ka përjetuar ditën e vet më të nxehtë prej vitit 1939. Termometri në kryeqytetin e Australisë ka arritur në 47. 3 gradë Celsius, temperatura më e lartë në 79 vitet e fundit, e konfirmuar nga Byroja e Metereologjisë.

Në Penrith, në perëndim të Sidneit, banorët u shpërngulën për shkak të valës së lartë të të nxehtit. Autoritetet kanë bërë thirrje që të mos përdoret asnjë mjet nxehtësie pasi rrezikon të shkaktojë zjarre.
Temperaturat e kësaj të diele në Sidnej, nuk ishin parë që prej vitit 1939, kur termometri pati shënuar 47.8C.
Temperaturat e lëkundura të arritura në Penrith u konfirmuan nga Byroja e Meteorologjisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!