Prej 10 muajsh familja Meta në Fushë-Mamurras jeton në këtë banesë të dëmtuar nga tërmeti i vitit të kaluar.
Ndërsa muajt kalojnë vështirësitë për familjen shtohen. Fillimi i shkollës për katër fëmiët e mitur të familjes nuk ishte aspak i lehtë. Gjyshja tregon se është e vetme dhe nuk ka mundësi të shkollojë nipërit dhe mbesat.
“4 fëmije. Banoj vet, është invalid. Ku e përballoj me 100 që e marr unë. Veti 6, ku përballohen. Kushtet je duke i parë. Vetëm pagure uji kam”, thotë ajo.
Nadrija tregon fëmijët janë të vegjël, e nuk kanë asnjë njeri që ti shoqërojë.
“Fëmijët shkojnë në këmbë. S’ka makina me i pru. 7.30 e lënë, në 8 vijnë vetëm në këmbë. A të rrinë pa shkollë|, shprehet ajo.
Kërkon ndihmë për ndërtimin e shtëpisë.
“Shtëpia është për tu shemb. Pse rri brenda. Ku të shkoj. Shko në hotel më kanë thënë. Nona s’ka ku shkon vet i 7”m tregon ajo.
Nadija bën apel për ndihmë, jo për vetën por për nipërit e mitur. /abcnews.al